Magazina

ERDH VERA DUL PUTERA!

Diçka po gjallërohet në vendin tonë, është sezona verore Presheva është e stërmbushur me mërgimtarët tanë që jetojnë në vendet perendimore, të cilët kanë ardhur me familjet e tyre për ti kaluar pushimet verore në vendllindjen e tyre. Përveç kafiterive të stermbushur me rini dhe me festa të ndryshme të sjelllur këngtarë të njohur si nga Kosova, Shqipëria e vende të tjera më të frekuntuara janë restorantet e dasmave.

Dasmat në qytet  sidomos në sezonin e verës, kur mërgimtarët vijnë në pushime gjithmonë janë në trend. E bashkë me dasmat dhe ahengjet, shtohen edhe të shtënat, të cilat po i shqetësojnë qytetaret. Këta të fundit, thonë se sidomos gjatë natës, nuk mund t’i mbyllin sytë nga zhurma e të shtënave si dhe zhurma e muzikës së lartë. 

Disa banorë të Preshevës shprehen të shqetësuar me këtë fenomen negativ.

“Ka një muaj që janë shpeshtuar dasmat e ahengjet e bashkë me to edhe krismat e armëve. Mbrëmë, për shembull në lagjen time shumë ka pasur të shtëna, muzikë me zë të lartë sa që nuk kam arritur t’i mbyllë sytë, kjo me të vërtetë nuk është në rregull, pasi ata që i kanë këto ahengje duhet me festu për veti dhe jo t’i shqetësojnë të tjerët përreth”, 

Këto të shtënat, sipas tyre, përveç se po ua prishin qetësinë në shtëpitë dhe banesat e tyre, kanë frikën se do t’u shkaktojnë edhe viktima.
Kjo është bërë trend në vendin tonë çdo vit me ahengje të ndryshme sa që duhesh të pritësh afër gjysëm ore nëpër qytet përshkak të komunikacionit të dendur nga veturat me kolona të gjata. 
Gjatë kolonës së veturave me krushqi të bie në sy edhe një gjë mjaft shqetësuese ku shihen fëmijet të cilët dalin në dritare të automjetit e kryesishtë janë fëmijë të moshës së vogël.A nuk eshte kjo shqetsuese? pasi mund të vie deri të ndonjë aksident i pa dëshirueshëm, këtu duhet të mirren masa kundër këtyre fenomeneve negative nga organet kompetente siç është policia rrugore.
Shkruan: Riza Veseli, © Kjo eshte Presheva Jone!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button