Magazina
Bujanoci dhe Presheva kanë borxh 2 miliardë dinarë për rrymë elektrike
Pas ftesës së kryeminsitrit serb Aleksandar Vuçiq që i ka dërguar shqiptarëve të Luginës që të paguajnë rrymën elektrike, Elektrodistribucioni i Serbisë ka publikuar të dhënat në lidhje me borxhet. Sipas saj, qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit kanë borxh gjithsejt rreth 2 miliarë dinarë për energji elektrike.
Në komunën e Bujanocit deri me 1 korrik 2013, qytetarët dhe ndërmarrësitë kanë pasë borxh 872 milionë dinarë, ndërsa nga 01 korriku 2013 kur me energji i ka furnizuar EPS, borxhi ka qenë 119.3 milionë dinarë.
Qytetarët e Preshevës, deri me 01 korrik 2013 kanë pasë borxh 840.7 milionë dinarë, ndërsa prej 01 korrikut 2013 deri sot kanë borxh 84.8 milionë dinarë.
Siç thuhet në komunën e Preshevës janë dërguar deri tani 781 kallëzime penale, nga to 669 kallëzime penale për kyçje individuale dhe 112 për harxhim pa leje ndërsa në Bujanoc janë 47 kallëzime penale, të gjitha për harxhim të energjisë elektrike pa autorizim. /presheva.com/