Magazina

Kamberi: Në zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve do të marin pjesë të gjitha partitë politike

Kryetari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi ka deklaruar se pret që në zgjedhjet e ardhshme për Këshill Nacional Shqiptar (KNSH) të marrin pjesë të gjithë partitë politike nga Presheva dhe Bujanoci, për dallim nga ato të katër viteve të mëhershme ku numri më i madh i partive politike i bojkotuan ato.
Kamberi për agjencinë Beta ka thënë se në Preshevë dhe Bujanoc janë ndarë dy blloqe partitë politike dhe se të dy blloqet do të marrin pjesë në zgjedhjet e muajit tetor.
“Së pari mendoj se ka logjikë që në zgjedhjet e KNSH të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare, pasi ata që i bojkotuan zgjedhjet kaluara kanë parë se nga bojkoti nuk fituan asgjë si parti, po as shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk kanë pasë asnjë të mirë nga bojkoti” ka thënë Kamberi, transmeton presheva.com.
Sipas tij, vendimi përfundimtar për atë se a do të marrin të gjitha partitë politike në zgjedhje do të mvaret kryesisht prej interesit në nivel lokal, e jo prej qëndrimit të partive politike ndaj qeverisjes republikane.
“Kështu ka qenë edhe para katër viteve, vendimi për bojkotim të zgjedhjeve në KNSH ka qenë për shkak të interesave lokale. Tani do të ishte e logjikshme që të gjithë të marin pjesë në zgjedhjet e KNSH, pasi për katër vite kanë ndryshuar interesat lokale” ka thënë kryetari i KDNJ.
Kamberi ka thënë se ekziston mundësia që në këto zgjedhje të marin pjesë së bashku Partia Demokratike e Nagip Arifit me Partinë Demokratike Shqiptare të Ragmi Mustafës “të cilët do të tentojnë që ta marin KNSH nga Partia për Veprim Demokratik të Riza Halimit dhe satelitëve të tij”. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button