Magazina

Vetitë shëruese të qepës

Qepa është shumë e pasur me bashkëdyzimet e squfurit që janë “përgjegjës” për shijen dhe erën e qepës, por edhe mjaft meritor për vetitë mjekuese të qepës.
Përveç asaj që është “shoqëruese” gati e paharrueshme e mishit të qengjit, qofteve dhe ushqimeve të tjera për shkak të erës dhe shijes së këndshme, qepës i përshkruhen edhe disa karakteristika tjera, që mund të përmirësojnë shëndetin e njeriut si p.sh:
Ekzistojnë dëshmi se bashkëdyzimet e squfurit që përmban qepa, parandalojnë koagulimin e gjakut. Po ashtu, ka prova dhe dëshmi që tregojnë se këto veti të qepës zvogëlojnë-ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe në përgjithësi ndihmojnë në parandalimit të sulmit në zemër, transmeton INA.
Hulumtimet kanë treguar se qepa ndihmon edhe në përforcimin e eshtrave-skeletit, që më së shumti kanë nevojë gratë në menopauzë. Pos kësaj, ekzistojnë dëshmi që gratë që e kanë kaluar menopauzën me konsumimin e përditshëm të qepës e kanë ulur rrezikun e frakturave (thyerjeve) të eshtrave dhe të ashtit iliak (kukut). Është me rëndësi të thuhet se rezultatet bazohen në përdorimin-konsumimin e përditshëm.
Qepa është edhe antioksidues që parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup dhe e mban nivelin e ndezjeve nën kontroll. Ka dëshmi se qepa zvogëlon-ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, qoftë edhe kur konsumohet në sasi më të vogla.
Në fund, vetëm të dini se qepa përmirëson ekuilibrin e sheqerit në gjak dhe parandalon infeksionet bakteriologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button