Magazina

Bujamin Xhemaili nga Bilaçi kalon në klubin Dinamo të Vranjës

Golgeteri njëzet vjeçar Bujamin Xhemaili nga Bilaçi i komunës së Bujanocit karrierën e tij profesioniste në futboll do ta vazhdojë në klubin Dinamo të Vranjës.
Xhemaili sezonin e kaluara ishte pjesë e klubit futbollistik BSK nga Bujanoci që luante në rrethin e Nishit. Tani pas interesimit edhe arritjes së kontratës me KF Dinamo-n, ai me këtë klub do të jetë një ligë më lart, “Srpska liga”.
Ky sulmues i papërmbajtshëm dhe shumë i rrezikshëm në zonën kundërshtare, mbahet mend për golgeter duke arritur të shënojë euro gola, ndërsa nuk harrohen pesë golat e tij në ndeshjen kundër Pukovcit.
“Jam i kënaqur me kontratën e arritur, ndërsa nesër (të hënën) do të shkojmë për përgatitje në Vrnjaçka Banjë”, i tha Titullit futbollisti Bujamin Xhemaili, i cili njëherit theksoi se kontrata me klubin nga komuna fqinje është arritur për një sezon.
Me transferimin e ri, klubi futbollistik Dinamo nga Vranja në mesin e saj do të ketë pesë sulmues./Titulli.com/Xhemaili sezonin e kaluara ishte pjesë e klubit futbollistik BSK nga Bujanoci që luante në rrethin e Nishit. Tani pas interesimit edhe arritjes së kontratës me KF Dinamo-n, ai me këtë klub do të jetë një ligë më lart, “Srpska liga”.Golgeteri njëzet vjeçar Bujamin Xhemaili nga Bilaçi i komunës së Bujanocit karrierën e tij profesioniste në futboll do ta vazhdojë në klubin Dinamo të Vranjës.
Ky sulmues i papërmbajtshëm dhe shumë i rrezikshëm në zonën kundërshtare, mbahet mend për golgeter duke arritur të shënojë euro gola, ndërsa nuk harrohen pesë golat e tij në ndeshjen kundër Pukovcit.
“Jam i kënaqur me kontratën e arritur, ndërsa nesër (të hënën) do të shkojmë për përgatitje në Vrnjaçka Banjë”, i tha Titullit futbollisti Bujamin Xhemaili, i cili njëherit theksoi se kontrata me klubin nga komuna fqinje është arritur për një sezon.
Me transferimin e ri, klubi futbollistik Dinamo nga Vranja në mesin e saj do të ketë pesë sulmues./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button