Magazina

Adnan Januzaj, person “i padëshiruar” në Kosovë?

Adnan Januzaj duket se nuk do të jetë i mirëpritur nga fansat e futbollit në vendlindjen e tij, Kosovë.
Mesfushori nga Kosova ka marrë kërcënime përmes rrjetit social Facebook për shkak të refuzimit që i bëri kombëtares shqiptare.
Pas një sezoni të parë të shkëlqyeshëm me Manchester United, Januzaj kishte opsione të shumta për të zgjedhur, përfshirë edhe fanellën kuqezi dhe atë të Anglisë, por ai vendosi të luajë për Belgjikën.
Dhe gjesti i tij duket se ka revoltuar shumë tifozët ultra të kombëtares shqiptare, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje dhe kanë kërkuar të “mos shkel në Kosovë tradhtari i shqiptarëve”.
Këto kërcënime erdhën pasi mediat raportuan se ai mund t’i kalojë pushimet në Kosovë, tash pasi u eliminua nga Brazili me ekipin e Belgjikës, me të cilin u aktivizua vetëm një ndeshje.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button