Magazina

Vranja pengon hapjen e maternitetit në Preshevë ?

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një takim me stafin mjeksor të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë ka paralajmëruar hapjen e maternitetit në Preshevë.
Kryetari i Trupit Koordinues në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë që shteti po përballet me problemet e njejta sikurse me formimin e fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
“Problematik janë kuadrot. Ministresha e shëndetësisë ka premtuar diçka, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe rezultateve postzgjedhire ka ardhë ministër i ri” ka thënë Stankoviq.
“Eshtë caktuar një takim, dhe do ta zgjidhim çështjen. Po çka është problemi? Problem është opstruksioni, nga ana, të them e njerëzve të Vranjës, nga qendra shëndetsore atje, që nuk pajtohen aspak që të ketë maternitet në Preshevë” ka shtuar Stankoviq.
“Këtë do ta zgjidhim në mënyrë adekuate, është e vërtetë se nuk ka kuadro, por nuk do të hyj tek kjo se pse kjo po ndodh kështu” ka thënë kryetari i trupit Koordinues.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button