Magazina

Kampioni i boksit Nuri Seferi mohon grushtimin e policit maqedonas

Në protestën e sotme në Tetovë, ku u protestua kundër dënimit me burg të përjetshëm të pesë shqiptarëve, një protestues i cili ngjante Nuri Seferin, kampionin e Evropës në boks, goditi një polic maqedonas. Por përmes një reagimi kampioni shqiptar, e mohon të ketë qenë ai person. 
Ai pas publikimit të lajmit në media, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë, se nuk ka qenë fare në protestë, pavarësisht se e përkrahë atë. 
Megjithatë ai kërkon që duhet protestuar me dinjitet. 
“Miq të dashur, më lejoni të ju njoftoj se unë sot nuk kam qenë pjesmarrës në protesta në Iliridë. Unë jamë gjithsesi perkrahës i kësaj nisme dhe së shpejti do të gjindem në mesin tuaj, por unë jam i mendimit se ne duhet të protestojmë me dinjitet”. 
Seferi edhe pse i ashpër në ring, kërkon që protestat të jenë paqësore. 
“Vetë grumbullimi i masave të mëdha dërgon signale në mbarë botën dhe ne e dimë se në dekadat e fundit çdo e mirë për popullin tonë ka filluar me protesta paqësore. Uroj që mos të lëndohet askush, uroj që kështu të shkurtohet rruga jonë drejt qëllimit të madh. Ju falenderoj nga zemra për kontributin tuaj. Me nderime, I juaji Nuri Seferi”. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button