Magazina

Po vijnë Grenzat “killer” në Sërbi

Grenza e Azisë e njohur edhe si “Grenza Killer” e cila muajt e fundit ka shqetësuar qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, shumë shpejtë do të jetë edhe në Sërbi.
Mjekët nga fakulteti i veterinarisë në Beograd, kanë thënë se këto grenza deri më tash nuk janë vërejtur tek ne, por nëse kanë arritur deri në fqinjësi shumë shpejt do të jenë edhe tek ne. Mjekët thonë se grenza e azisë, kryesisht sulmonë bletat, dhe për dallim nga bletat e azisë të cilat e kanë mbrojtjen, bletat tek ne nuk e kanë një mbrojtje të tillë. Thuhet se shpejtësia me të cilët fluturojnë është 60kmh, dhe qdo vit i marin jetën rreth 40 personave. Numri më i madh i të vdekurve ka qenë nga alergjia nga helmi që lëshojnë i cili përmbanë 8 supstanca të ndryshme.
Në dukje janë më të mëdhaja se grenzat vendore, janë të gjatë 6-8cm, dhe kanë kokë të gjerë me ngjyrë portokalli. Sipas mjekëve mbrojtje të veqantë nuk ka, nëse hasni në to më mirë është që ngadalë të largoheni, veqmas mos bëni lëvizje me dorë sepse kjo i nervozonë edhe më shumë. Grenzi vendorë brenda një minute mund të mbys rreth 50 bleta, përderi sa ai nga azia mund të mbysë shumë më shumë, sepse janë shumë agresive. Shoqatat e bletarëve në Sërbi kanë deklaruar se ky lloj grenzi patjetër do të arrijë edhe tek ne dhe është e pamundur të mbrohemi nga ky insekt. Mjekët thonë se ka dy llojë grenza të tilla, të mëdhajat dhe të vegjlit. Lloji i mëdhenj është për katër herë më i rëndë se lloji i vogël, të cilat kanë arritur ne Evropë. Këto insekte paraqesin rrezik të madh për popullatën. Pickimi nga grenzi i azisë në përgjithësi nuk është vdekjeprurës, përveq për ata persona të cilët janë alergjik, sikurse pickimi dhe kafshimi në insektet tjera ku reaksionet janë shumë të rrezikshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button