Magazina

Në Mitrovicë përdhoset shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti

Mbrëmë në mesnatë në Mitrovicë, nga persona të panjohur, u përdhos shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti.
Policia Kosovës ende nuk ka ndonjë gjurmë se kush mund ta ketë mbuluar me baltë e me dhe shtatoren e Shemsiut i shpallur hero nga presidentja Jahjaga, ndërsa hetimet po i vazhdon në disa pista, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Mitrovica.
Kjo është vrasja e dytë e heroit, ka thënë për këtë akt neveritës vëllai i Shemsiut, Haxhi Ahmeti.
Edhe qytetarë të Mitrovicës u indinjuan për këtë rast, të cilët me një aksion të përbashkët e pastruan shtatoren nga balta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button