Magazina

Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni, ndërkombëtarët thirrje për qetësi

Ambasada e SHBA, delegacioni i BE, OSBE dhe misioni i  NATO në Shkup kanë bërë thirrje për dialog dhe qetësi pas ngjarjeve të dhunshme të një ditë më parë në Shkup ku protestohej kundër dënimit të 6 shqiptarëve me burg përjetë për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovc të Shkupit 2 vjet më parë.
“I bëjmë thirrje qytetarëve dhe liderëve të shtetit që të bashkohen dhe në frymën e dialogut konstruktiv t`i adresohen çështjeve që minojnë mirëkuptimin reciprok dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për shmangie të incidenteve ndëretnike të cilat vetëm sa mund ta vështirësojnë bashkëjetesën në një vend multietnik si Maqedonia.
“Derisa çdo incident ndëretnik apo tentim për të nxitur jotolerancë paraqet mundësi për politizimin apo shfrytëzimin e situatës për qëllime personale apo politike, ajo gjithashtu paraqet edhe mundësi për hapjen e dialogut dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bashkësive të ndryshme ndëretnike. Kjo është një mundësi që liderët të rreshtohen në emrin e një shteti të integruar që plotësisht respekton diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button