Magazina

Protesta dhe dhunë në Shkup, dhjetëra të plagosur

Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara për shqiptarëve dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.

Situata ka esklauar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur disa gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësiteve speciale policore.
Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.
Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj. (INA)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button