Magazina

Çudia shqiptare: Dhërmi, Shtyllë në mes të rrugës

Pushuesit në plazhin e Drimadhes e kthyhen në një legjendë në rrjetet sociale këtë foto. Një shtyllë në mes të rrugës së sapo ndërtuar.
Çudira të tilla kanë ndodhur shpesh, por kjo është shumë e freskët. Dhe, kjo shtyllë në mes të rrugës ekziston vërtet, ndodhet në plazhin e Drimadhes në zonën e Dhërmiut.
Firma që ka bërë shtrimin dhe sistemimin e rrugës ka lënë dy shtylla të tensionit në mes të rrugës, pa i hequr ose spostuar. Një prej tyre është burim i vërtet aksidentesh, për shkak se ndodhet në mes të korsisë, në një rrugë ku vijëzimi nuk lejon kalimin në krahun tjetër të rrugës.
Është thjesht çështje ditësh, deri sa aty të nisin aksidentet, ndërsa zona është shumë e frekuentuar nga të huajt, që zgjedhin të pushojnë disa ditë në bregdetin shqiptar.
Rruga e sapo ndërtuar është vetëm 3 kilometra dhe duket se firma nuk ka gjetur konsensusin e CEZ për të bërë zhvendosjen e linjës elektrike.
Rruga nuk ka asnjë ndriçim tjetër dhe natën është shumë e rrezikshme. Deri sa një institucion, Drejtoria e Rrugëve, pushteti lokal apo kompania e Shpërndarjes të reagojë, kjo shtyllë do të vazhdojë të bëhet objekt komentesh në rrjetet sociale./TCH

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button