Magazina

Ambasada e SHBA-së shënon Ditën e Pavarësisë, marrin pjesë liderët e Luginës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditët së Pavarësisë, ka organizuar pritje për personalitete publike nga Serbia si dhe diplomat të huaj.
Ambasadori i SHBA-së Michael Kirby para liderëve shtetërorë, institucional, korit diplomatik, krerëve fetar e atyre lokal, ndër të tjera ka thënë se “sot në botë ekzistojnë modele të ndryshme të drejtimit të shtetit, mirëpo Serbia ka zgjedhur demokracinë dhe se zgjedhjet e fundit tregojnë këtë vendosmëri, raporton Titulli.
Në këtë shënim përveç krerëve kryesor të shtetit duke fillur nga kryetari Tomisllav Nikolliq e ministra të qeverisë, morën pjesë edhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës, deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, respektivisht Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi.
Vlen theksuar se në shënimin e këtij përvjetori ambasadori Kirby nënvizoi se Washingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj Evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button