Magazina

Drejt zbardhjes vrasja e Elvis Pistës

Organet e hetuesisë duket se janë afër gjurmëve të personit i cili në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit, qëlloi për vdekje kandidatin e PDK’së për deputet, Elvis Pista.
Lajmin për Tv Rrokum e ka bërë me dije kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë , Shpresa Bakija , e cila tha se presin që shumë shpejt të kenë rezultat dhe të vijnë deri te identifikimi i vrasësit dhe rasti Pista të zbardhet.
Bakija tha se Prokuroria po punon intensivisht dhe në informacionet e mbledhura dhe se shpejt mund të dalin me rezultate konkrete.
Kryeprokurorja nuk ka dhanë detaje rreth dyshimeve të mundshme për motivet që kanë quar deri të vrasja e Pistës, duke thanë se në asnjë pistë s’mund të jap informacione për shkak se mund të dëmtohen hetimet.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së, Elvis Pista u vra në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit rreth orës 00:45 në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button