Shqiptarët e grupit “Monstra” dënohen me burg të përjetshëm

Gjashtë persona nga gjithsej 7 të akuzuarit në rastin “Monstra”, sot u dënuan me burg të përjetshëm nën akuzën “terrorizëm”. Nga akuza është liruar vetëm Rami Sejdiu të cilit i është hequr edhe masa e paraburgimit. 
Dy prej të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailovq, aktvendimin e pritën në burg në Kosovë, ku janë duke vuajtur dënimin për armëmbajtje pa leje. 
Ndryshe për këto dy persona është kërkuar ekstradim, por akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga institucionet e Kosovës.
Në Gjykatën Themelore Shkupi “1” për rreth dy vite u zhvillua procesi gjyqësor, ndaj 7 të akuzuarve si autorët e vrasjes. Dosja disa faqëshe e Prokurorisë akuzon për vepër terrorizëm dhe vrasje të kryer: Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri,
Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Por nga fundi i vitit të kaluar u arrestua edhe një i ri tjetër shqiptar, Sami Luta, 27 vjeç nga Shkupi, i cili në aktakuzë thuhet se është bashkëpjesëmarrës në këtë vepër terrorizmi.

Leave a Reply

Back to top button