Shokët kujtojnë me lot në sy Triumf Shabanin

Shokët e futbollistit 20 vjeçar, Triumf Shabani, me lot në sy kanë rrëfyer momentin e vdekjes së shokut të tyre.
Natën e së shtunës, 20 vjeçari po luante futboll në një fushë të vogël.
“Kemi qenë të gjithë këtu, jemi ofruar për ti dhënë ndihmë, kemi pritur, por kur erdhi ndihma e shpejtë, ai ndërroi jetë”, rrëfen një nga shokët e Triumfit.
“Është sikur ëndërr, por ndoshta kështu ka qenë e shkruar”, ka rrëfyer një shok tjetër.
Edhe trajneri i Triumfit, ka fjalët më të mira për Triumfin. Thotë se ishte një nga futbollistët më të përgatitur në Kosovë.
Edhe në familjen Shabani, dhimbja është e madhe.