Magazina
Rozmarina, ilaç për shpirt dhe trup
Rozmarina ndihmon edhe te personat që vuajnë nga pagjakësia, sidomos te fëmijët, duke përmirësuar oreksin dhe disponimin, pastaj përmirëson punën e lukthit, qetëson nervozen, largon frikën.
Rozmarina aromatike është një ndër ilaçet që konsiderohen si ‘diamant’. Grekët e vjetër ia kishin përkushtuar Afroditës, mbretëresha nga Hungaria e kishte përdorur për ripërtëritje.
Tash e një kohë besohet që rozmarina zbut dhimbjen, derisa edhe sot e kësaj dite përdoret për t’u vendosur mbi plagë. Po ashtu zbut dhimbjet gjatë ciklit menstrual, si dhe rregullon ciklet jo të rregullta menstruale.
Kjo bimë, pozitivisht ndikon edhe në zbutjen e dhimbjeve të kokës, në përqendrim dhe punën e trurit dhe në masë të madhe ndikon në parandalimin e sulmit në tru, si dhe sëmundjen e Alzhaimer-it.
Për arsye se përmirëson kujtesën, ndryshe e quajnë edhe si “bima e kujtesës”, ka një efekt antibakterial, relakson muskujt dhe mbron organizmin nga bakteret.