Magazina

BERZH ndihmon Prishtinën për 25 autobusë të rinj, nevojiten 180

Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje më Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për asistencë teknike në vlerë mbi 700 mijë euro në ndihmë të transportit publik.

Kështu ka deklaruar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media, transmeton KP.
Sipas tij, ndryshimet e këtij bashkëpunimi me BERZH-in, do të fillojnë të shihen që nga vjeshta e këtij viti, madje siç pohoi ai, Komunës së Prishtinës i nevojiten për të blerë afër 180 autobus.
Ai tha, se njëri prej kushteve është strukturimi dhe formatimi i transportit publik, madje duke thënë se kjo asistencë teknike do të fillojë që nga 1 korriku.

“Kjo i parasheh disa faza që fillojnë tashmë prej 1 korrikut. Së pari me asistencën teknike që do të jetë në korrik dhe gusht që do t’i përcaktoj se çfarë përmirësime në autobus duhet të kemi dhe të caktojë edhe punën që duhet bërë, pastaj do ta kemi asistencën teknike e cila do të jepet nga BERZH-i që ka të bëjë me planin e mobilitetit të qëndrueshëm që përcakton saktësisht se si lëvizin qytetarët në komunën tonë në mënyrë që dizajni i ri i trafikut të transportit publik të jetë në përputhje me atë se cilat janë kërkesat e qytetarëve, pastaj do të kemi asistencë për neve tepër të rëndësishme në përgatitjen e tenderëve ndërkombëtar të cilët do të bëhen në bashkëpunim të BERZH-it dhe komunës së Prishtinës sa i përket prokurimit dhe blerjes së autobusëve të ri në mënyrë që të kemi varësisht prej kërkesave se ne po shkojmë tash me autobus të ri me kërkesa ambientale të larta, pra që nuk e ndotin ambientin shpenzojnë shumë më pak sepse janë autobus modern, pra do ti bëjmë prokurimin së bashku me BERZH-in që kanë përvojë në prokurim për shumë qytete tjera të mëdha të Evropës si dhe do ta kemi pjesën tepër të rëndësishme të zhvillimit korporativ të trafikut urban”, ka thënë Ahmeti.

Thotë se një pjesë e autobusëve do të blihen nga buxheti i caktuar, ndërsa një pjesë tjetër do të bëhet me marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me kredi, e cila do të jetë kredi që e jep BERZH-i.
Kurse, Anton Kobakov, përfaqësues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tha se Prishtina ka nevojë për funksionim të mirë të transportit publik, madje duke thënë se e mbështesin këtë iniciativë për përmirësimin e gjendjes në transportin urban.

“Ne po mendojmë që ta drejtojmë këtë problem në dy mënyra, duhet së pari ta zhvillojmë vet sistemin në mënyre që të shohim se cila është mënyra më e mirë për ta organizuar transportin urban dhe për këtë ne po flasim për ndihmë teknike të pakos me më shumë se 700 mijà « euro që do të shkojnë për detyra të shumëfishta, së pari për të vlerësuar aftësitë teknike të kompanisë, çfarë lloj i transportit publik është i nevojshëm këtu, çfarë lloj autobusësh, cila është ekologjia më e mirë për tu aplikuar në Prishtinë.
Një pjesë e madhe do të shkojë për planin e qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane, që është plani i vërtetë që ne të përcaktojmë se si duhet te funksionojë transporti urban në Prishtinë. Ne gjithashtu do të ofrojmë ndihmë të zbatimit përmes kompanisë së trafikut urban që është makina kryesore për ta organizuar projektin e tërë dhe po ashtu do ta ndihmojmë komunën të blej autobusët, bëhet fjalë për 25 autobus të rinj”, ka thënë ai.

E, Arianit Blakaj, menaxher i projekteve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, tha se plani i mobilitetit urban është një plan gjithëpërfshirës, ku siç tha ai, ky plan nuk përfshinë vetë m sistemin e transportit me autobus që i referohet studimit në fjalë, por që përfshinë të gjithë mobilitetin urban si, taksitë, parkimet dhe gjithë interaktivitetin midis këtyre formave të transportit.
Brenda katër vjetëve komuna e Prishtinës do t’i ngre edhe standardet e taksive, por gjithmonë në bashkëpunim me trafikun urban.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button