Magazina
Kujdesu për mua”, motoja e sivjetme e SOS Fshatit të fëmijëve
“Kujdesu për mua” është motoja me të cilën këtë vit SOS Fshati i fëmijëve priti përfaqësues të ndryshëm institucionesh.
Në këtë ditë, fëmijëve që jetojnë në këtë qendër nuk u mungoi dashuria dhe përkujdesja e shumë miqve të shoqërisë, raporton KTV.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre dërguar me këtë rast, ka vlerësuar se roli i personelit të SOS Fshatit të fëmijëve në Kosovë është tepër domethënës, për të gjithë ata fëmijë që kanë nevojë për dashuri, përkrahje dhe ngrohtësi familjare.
Drejtoresha e fshatit u bëri thirrje institucioneve që ta përkrahin në mënyrë të rregullt këtë institucion, në mënyrë që të mos mbesin vetëm në mirësinë e donatorëve, transmeton Koha.net.
Përveç mysafirëve nga Franca, pjesë e programit ishin edhe shkrimtarë nga Kosova, të cilët me shkrimet e tyre argëtuan fëmijët.
Dita Botërore e SOS Fshatrave do të zgjasë 1 javë, që nga dita e sotshme.