Magazina
Albini bëhet baba
Albin Kurti është bërë baba për herë të parë. Gruaja e tij me origjinë norvegjeze, Rita Augestad Knudesen, ka lindur dje një vajzë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili para disa muajve është martuar me norvegjezen, Rita Augestad Knudesen, është bërë baba.
Norvegjezja Rita, e cila ka lindur në spitalin Amerikan në Prishtinë ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë vajzë.
Përndryshe për një kohë të gjatë Rita ka jetuar edhe punuar në Kosovë. Ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte dhe ka shkruar në shtypin kosovar.
Rita është duke studiuar doktoraturën ne LSE (London School of Economics) në Britani të Madhe.