“Është çështje orësh dhe ditë kur vaksina do të arrijë në Serbi”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se eshte çështje orësh dhe ditë kur vaksina kundër koronavirusit do të mbërrinte në Serbi.
“Nuk mund të garantoj akoma, por premtoj se do të bëj çmos që të mos kemi vetëm mijëra vaksina, është çështje orësh dhe ditësh,” tha ai.
“Do ti detyrojmë vetëm ata që duhet të marrin vaksinën – stafin shendetesore, ushtrinë dhe policinë, ndersa të tjerët nëse kane dëshirë mund ta marrin, unë vetëm u kërkoj atyre që të jenë të drejtë, por nuk është e drejtë ndaj mjekëve dhe shtetit, ndaj askujt, sepse ne duhet të ndërtojmë dhe investojmë në kujdesin shëndetësor” vuri në dukje ai.
Vuçiç njoftoi se Serbia do të përpiqet të sigurojë 500,000 deri në një milion doza të vaksinës koronavirus.
“Ne duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve. Gjëja tjetër është do të shpëtojmë ekonominë tonë dhe të shpëtojmë të rinjtë,” tha Vuçiç.
Ai tha se nuk ishte i interesuar nëse do të paguanim 10 apo 30 milion euro më shumë për vaksinat nëse mund t’i merrnim tre muaj më parë.
Vuçiç përmendi se Serbia eshte ne pesë vendet e para që kemi përqindjen më të ulët të të vdekurve në Evropë.