Magazina
Ja pse humbi Behgjet Pacolli
Një gazetë e Tiranës, Rilindja Demokratike, organ zyrtar i Partisë Demokratike, “ka gjetur” shkakun e humbjes së Behgjet Pacollit në zgjedhjet e djeshme parlamentare; është selfie e Pacollit me Edi Ramën!!!
Lexojeni të plot këtë “artikull” për të mësuar deri ku mund të shkojë gazetaria e njëanshme.
Dhjetë ditë më parë, Kryetari i AKR’së, Pacolli udhëtoi me Ramën drejt Kazaksitanit. Vizita bëhet vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Pas takimeve në Kazaksitan, Rama bëri një selfie me Pacollin në hollin e hotelit.
Fotoja u shpërnda nga Rama në Facebook. Paacolli mendoi se do të ishte një reklamë e mirë për të në prag të zgjedhjeve. Mirëpo efekti që ajo foto e Pacollit me Ramën dha në Kosovë ishte dramatike për Kryetarin e AKR’së.
Shqiptarët e Kosovës ku panë selfien e Pacollit me Ramënn votuan që Pacolli dhe partia e tij të mos jetë fare prezente në Parlamentin e Kosovës. Humbjen më të madhe në zgjedhjet e së dielës kishte Pacolli, i cili provoi me fatin e tij politik se sa i pranishme është Rama për kosovarët.