Shëndetësi

Si e dëmton ndotja e ajrit shëndetin e njeriut?

Dr. Krenar Telqiu internistë, i cili tha se ajri i pastër është një parakusht themelor për shëndetin tonë. Megjithatë, shumica prej nesh që jetojnë kryesisht në vende të zhvilluara vuajnë nga ekspozimi ndaj shumë ndotësve të ajrit që e vënë në rrezik shëndetin tonë. Reagimet individuale ndaj ndotësve të ajrit ndryshojnë në varësi të llojit të agjentit ndaj të cilit njerëzit ekspozohen, shkallës së ekspozimit, kushteve shëndetësore dhe faktorit gjenetik të personit.

“Ndotësit e ajrit mund të shkaktojnë një sërë efektesh në shëndet, duke filluar nga ndryshimet biokimike dhe fiziologjike në problemet e frymëmarrjes, kollën dhe përkeqësimin e ç’rregullimeve të frymëmarrjes dhe çrregullime të punës së zemrës. Nëse nuk trajtohen, këto gjendje shëndetësore mund të rezultojnë në hospitalizime dhe madje edhe vdekje të parakohshme. Ndotja e ajrit ndikon në shëndetin tonë në mënyra të ndryshme nga probleme të thjeshta në serioze”, u shpreh dr. Telqiu.

Mjeku përmendi disa nga shkaktarët që ndikojnë në shëndetin tonë: Prania e grimcave në ajër zvogëlon jetë gjatësinë sipas shumë hulumtuesve.

Ndotësit si ozoni irritojnë frymëmarrjen e njerëzve, shkaktojnë simptoma të astmës dhe shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe të zemër.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit shkakton shumë probleme serioze të shëndetit të frymëmarrjes, si astma dhe kanceri i mushkërive.

Ekspozimi i zgjatur ndaj ndotësve të caktuar të ajrit madje mund të shkaktojë sterilitet njerëzore sipas hulumtuesve të fundit mjekësorë. Ndërsa bota bëhet më e nxehtë dhe më e mbushur me njerëz, ajri i ndotur që marrim po rritet rrezikshëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 2018 nëntë nga dhjetë njerëz marrin ajër të ndotur, që vret çdo vit 7 milionë njerëz.

Efektet shëndetësore të ndotjes së ajrit janë serioze – një e treta e vdekjeve nga goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës janë pasoje e ndotjes së ajrit.

Efektet e ndotësve në shëndet mund të jenë akute ose kronike. Efektet akute shfaqen menjëherë pas ekspozimit (orë ose ditë). Efektet kronike zakonisht vlerësohen në studimet gjatësore gjatë viteve ose dekadave.

Dr. Telqiu thekson se rritja e sëmundjeve koronare të zemrës, aritmisë janë nga ndikimi i ajrit.

Ekspozimi kronik dhe efektet shëndetësore

“Ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit është i lidhur me një incidencë më të lartë të sëmundjeve të mushkërive, siç është sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe kanceri (Yolanda Smith, n.d.). Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, theksoi dr. Telqiu.

Si të mbrohemi nga ajri i ndotur?

Mjeku internistë rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive siç janë vrapimi dhe çiklizmi në rrugë me një densitet të lartë trafiku, veçanërisht gjatë orës së vrullshme. Ata që jetojnë në zona me nivele të larta të ndotjes së ajrit t’i mbrojnë shtëpitë e tyre përmes sistemeve të ventilimit ose filtrimit. Sidomos pacientët e moshuar me sëmundje të zemrës dhe mushkërive duhet të qëndrojnë sa më larg vendeve ku ndotja e ajrit është e lartë.

Ai bën të ditur se meqenëse ozoni, dioksidi i azotit dhe grimcat përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin, nga njëra anë, ekziston një paralajmërim kundër sporteve në natyrë.

Por sipas mjekut ushtrimet në natyrë janë të rëndësishme për shëndetin. Sporti është mbrojtja më e mirë kundër çdo lloj sëmundjeje. Edhe kopshtaria gjithashtu mund të zvogëlojë vdekshmërinë nga sëmundjet e frymëmarrjes, diabetit, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Si të mbroni veten nga mjegulla?

Mjegulla është një fenomen që zakonisht bie në periudhën e vjeshtës dhe dimrit, e cila mund të shkaktojë shumë sëmundje.

Dr. Krenari këshillon që kur ka mjegull t’i mbuloni fytyrën me një shall apo maskë për të parandaluar inhalimin e saj.

Gjithashtu parandalimi i ndotjes së ajrit mund të zvogëlojë në mënyrë efektive formimin e mjegullës.

A rrezikojnë për sëmundje kanceroze fëmijët e ekspozuar?

“Në një përmbledhje të studimeve të kryera në vende të ndryshme duke hetuar efektet e ndryshimeve akute në nivelet e ndotjes, doli që ekziston një rritje prej 0.4-1.3% e vdekjeve që është e lidhur me rritje e ndotjes së ajrit. Ndikimi më i madh në vdekshmëri ndodh tek fëmijët nën 5 vjeç dhe tek individët e moshuar”, u shpreh ai.

Dr. Telqiu thekson se ndotja e ajrit ka një efekt katastrofik mbi fëmijët, në mbarë botën, deri në 14% e fëmijëve të moshës 5-18 vjeç kanë astmë në lidhje me faktorët e jashtëm, përfshirë ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është e lidhur edhe me kancerin e hershëm gjatë fëmijërisë.

Ndotja e ajrit ka ndikim të madhe edhe tek të sëmurit me zemër dhe gratë shtatzëna.

“Te gratë shtatzëna që janë të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit, kjo mund të ndikojnë në rritjen e trurit të fetusit. Ndotja e ajrit është gjithashtu e lidhur me dëmtimin njohës te fëmijët dhe të rriturit”, deklaroi dr. Telqiu.

“Duhet të theksojmë se si grupe më të rrezikuara nga ndotja e ajrit janë: Fëmijët të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit. Frymëmarrja për minutë është më e lartë tek fëmijët sesa tek të rriturit, sepse fëmijët kanë norma më të larta metabolike bazë dhe angazhohen në më shumë aktivitet fizik sesa të rriturit, si dhe sepse fëmijët shpenzojnë më shumë kohë jashtë se të rriturit. Në bazë të peshës trupore, vëllimi i ajrit që kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes së një fëmije në pushim është dy herë më i madh se ai i një të rrituri në kushte të ngjashme. Acarimi i shkaktuar nga ndotësi që prodhon një reagim të dobët në të rriturit mund të rezultojë në pengim të ndjeshëm tek fëmijët. Përveç kësaj, fakti që sistemi i tyre imunitar nuk është i zhvilluar plotësisht rrit mundësinë e infeksioneve të frymëmarrjes”, tha ai.

Me tej dr. Telqiu deklaroi se të moshuarit janë të ndjeshëm ndaj efekteve të pafavorshme të ekspozimit ndaj ndotësve të ajrit sepse ato kanë një sistem imuniteti më pak efikas dhe një rënie progresive në funksionimin e mushkërive që mund të çojë në pengimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe kufizimin e stërvitjes. Ka rënie të pajtueshmërisë së murit të gjoksit dhe hiperinflacionit të mushkërive që kërkojnë shpenzime shtesë të energjisë për të kryer lëvizje respiratore, si dhe rënie funksionale të sistemeve të organeve.

“Individët me sëmundje kronike para-ekzistuese Grupi i tretë më i ndjeshëm, pavarësisht nga mosha, përfshin individë me sëmundje kronike paraekzistuese që ndikojnë kryesisht në sistemin e frymëmarrjes (astma, COPD dhe fibrozë) ose sistemin e qarkullimit të gjakut (aritmitë, hipertensionin dhe sëmundjet ishemike të zemrës) me sëmundje kronike të tilla si diabeti dhe sëmundjet e kolagjenit”, theksoi dr. Telqiu.

Ai po ashtu bëri të ditur se ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit gjatë shtatëzanisë mund të pengojë zhvillimin e fetusit dhe të shkaktojë vonesën e rritjes intrauterine, lindjet e parakohshme, peshën e ulët të lindjes, anomalitë e lindura dhe, në rastet që janë më të rënda vdekje intrauterine.

Related Articles

Back to top button