KF Presheva U12 zë vendin e dytë në turneun Ballkanik në futboll

Në turneun ballkanik, ku morën pjesë shumë ekipe nga shtete të ndryshme, si Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria, mori pjesë edhe ekipi “Presheva”, nën drejtimin e trajnerëve Qani Neziri dhe Sherafedin Januzi.
Siçdo herë, futbollistat preshevar, duke treguar talentin e tyre kudo që kanë luajtur, edhe kësaj here treguan rezultat në arenën ndërkombëtare.
Në ndeshjen finale, ekipi nga Presheva humbi në finale nga Crvena Zvezda e Beogradit, me rezultat 4:1.
Ekipet që morën pjesë:
Grupa A: FK Crvena Zvezda Beograd, FK Morava Vladičin Han, FK Orizari Kočani (Makedonija), FK Mladost Bosilegrad, FK  Radnik Surdulica.
Grupa B: FK Marek  Dupnica (Bugarska), FK Jedinstvo Kačarevo, FK Preševo Preševo, FK.Selekcija Jablaničkog okruga Leskovac, FK Pčinja Trgovište
Edhe kësaj here, talentat tanë treguan se mund të garojnë me shkollat e ndryshme me renome të futbollit, duke treguar talentin edhe pse kushtet tona nuk mund të krahasohen me ato që kanë klubet tjera.
Rezultatet e ndeshjeve: 
Presheva – Bosilegrad 7:0
Preseva – Jedinstvo 4:2
Presheva – Marek Bulgaria 3:0
Presheva – Selekcioni JSO 1:1

Gjysemfinalja: Presheva – Mladost 5:1

Finalja: Presheva – C.Zvezda Beograd 1:4

Leave a Reply

Back to top button