Lajme
Ministria e Shëndetësisë i dhuron një autoambulancë Preshevës
Ministria e shendetesise se serbise do ti dhuroje shtepise se shendetit nje auto ambulance.
Këtë e bëri të ditur drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu përmes një postimi në Facebook.
“Dua ta ndaj një lajm të mirë me të gjithë ju:
Pas shumë kërkesave, letrave, ankesave, Ministria e shëndetësisë sapo ma konfirmoi që shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me një autoambulancë, bashkëkohore dhe e pajisur me teknologjinë të fundit mjeksore.
Pas shumë viteve, për herë të parë që Ministria e shëndetësisë të dhuroj një autoambulancë të re!
Vetura do të dorzohet zyrtarisht ditën e mërkurë!
Urime! Gjithmonë për kushte më të mira për pacientat tanë!”