Magazina
Edhe Kosova, në ndihmë Serbisë!
Vërshimet e fundit që kanë përfshirë tre shtetet fqinjë, Serbinë, Bosnjën dhe Kroacinë, kanë shtyre disa të rinj nga Kosova që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të këtyre vendeve.
Këta të rinj kane vendosur që sot të bëjnë një foto në grup, ndërsa ditëve të tjera ata do të mbajnë edhe aktivitete të tjera.
Përpos Bosnjës dhe Kroacisë, të rinjtë kosovarë do t’i dalin në ndihmë edhe Serbisë, edhe pse ky vend para 15 viteve kishte kryer krime ndaj popullit të Kosovës.
Por, një gjë e tillë, sipas organizatorëve kjo është bërë nga politika, e jo nga populli – siç thonë ata.
Rron Gjinovci, njëri nga pjesëmarrësit e këtij organizimi, tha se njerëzit duhet të solidarizohen me njerëzit, e jo me çështjet politike.
“Diçka e njëjtë mundet me na ndodh edhe neve dhe ne presim që qytetarët e këtyre vendeve me qenë solidar me ne”, ka thënë Gjinovci.
Ky aktivitet është organizuar nga Koalicioni Ad-Hoc i Organizatave dhe Individëve “Solidariteti Përtej Kufijve” (Solidarity Beyond Borders).
Blerta Arditi, aktiviste për të drejtat e njeriut në Kosovë, ka treguar më tutje për aktivitetet që do të mbajë ky grup, duke bërë të ditur se për qytetarët nga Bosnja, Serbia dhe Kroacia do të mblidhen fonde, rroba dhe ushqim.