Magazina

Tea Memeti, Presheverja, e cila “fle” me ëndrrën Amerikane

Një studente shqiptaro-amerikane, përgjegjëse kulturore dhe  që përpiqet për të nxitur mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme në  Universitetin e Connecticut, ” thotë Profesorja Halina K. Hollyway e  Universitetit të Connecticut. 
STAMFORD CONNECTICUT : Në Shtetet e Bashkuara, por edhe  në pjesën më të madhe të planetit, është sesionii i përfundimit të shkollës.  Dikush këto ditë i gëzohet suksesit të diplomimit, dikush tjetër ngritjes edhe  të një klasë më shumë. Por, të gjithë kan një emrues të përbashkët :”Çdo  studentë, apo nxënës po përjeton këto ditë kënaqësinë e veçantë, të suksesit,  që ka arritur,  ndërsa, nëpërmend i sillen ëndrrat më të bukura të  jetës – të ndërthura me planet e tyre për të ardhmen.
Një ndër këta studentë në SHBA, është edhe Tea Memeti,  e cila është një studente e edukuar në frymën e tolerancës ndërnjerëzore,  që  shoqëria dhe personeli i fakulteti e vlerësojnë për bashkëveprimin  dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme kulturore. Ajo është duke studiuar në  fakultetin e Kontabilitetit, Universiteti i Connecticut, ku, pret për të  fituar një diplomë bachelor në Kontabilitet në vitin 2016, dhe ka në plan të  bëhet një kontabiliste e çertifikuar. Sipas gazetës së këtij universiteti,  Tea, ka marrë shumë merita dhe çmime në shkollë dhe në shërbim të komunitetit.  Universiteti i Connecticut (UConn), është universitet publik, i themeluar në  vitin 1881.  
Studentja shqiptaro-amerikane, tani është në  toplistën e dekanit në Universitetin e Connecticut, e cila ka ardhur këtu me  një bursë nga Fondacioni i Shoqatës Vatra për Arsimin, si dhe nga kompania e  njohur Deloitte. Përveç studimeve të saj, Tea, shërben si një SGA, ose si  njihet ndryshe në sistemin shkollor amerikan një Senatore në Universitetin e  Connecticut. Si 
senatore, ajo ka ndarë përgjegjësitë e saj për të menaxhuar  dhe të ndajë buxhetet financiare për grupet studentore, me të ardhura të  pamjaftueshme, ngritjen e fondeve, kontrollin e tyre , dhe të nënshkruajë  kontrata. Tea, gjithashtu mban titullin e Ambasadores së Rinisë (NGY GCE), ku  ajo promovoi mirëkuptimin kulturor ndërkombëtar, duke përdorur mjetet e  rrjeteve sociale, për të trajtuar vetëdijen globale . 
Kjo përvojë, thonë pedagogët e saj, i dha  studentes së tyre, mundësi për të përdorur aftësitë e saja drejtuese dhe për  të bashkëvepruar me njerëz me prejardhje të ndryshme në Amerikë. Përveç kësaj,  Tea, shtojnë ata, është gjithashtu, në gjendje për të ruajtur dhe demonstruar  të gjitha virtytet e edukatës familjare, prej nga ajo rrjedh – Si një studente shqiptaro-amerikane, që ruan me krenari prejardhjen e saj shqiptare.  
Këtë e ka pohuar edhe një pedagoge, e cila thotë  se :”Tea, vjen nga një familje që pasqyron mjaft mirë vlerat e arsimit dhe për  këtë arsye, ajo është e disiplinuar, e motivuar dhe e përkushtuar  fuqishëm ndaj edukimit të saj. Ajo është një studente e cila identitetin e saj  kombëtar si shqiptare, e tregon me krenari në sjelljen dhe punën e saj – që  frymëzon edhe të tjerët me një qëndrim, që e afron shumë me të gjithë  studentët.” – thotë pedagogja e saj,Jeanne R. Lauer. 
Duke udhëtuar në Stamford, mësojmë se Tea Memeti,  përveç angazhimit të saj në studime, gjatë vitit shkollor punon edhe si  asistente në një shkollë të ciklit të ulët në Stamford, në qytetin e saj. Ajo  është në shërbim të nxënësve të shkollës fillore, duke i mësuar lëndën e  matematikës. Mirëpo, si tregon ajo, ëndrra e saj dhe e pedagoges (që u kishte  premtuar), u realizuan”- kur ajo realizoi vizitën me nxënësit e saj – dhe  pedagogen në Universitetin e famshëm Yale në New Haven, i cili është një nga 5  universitet më në zë të planetit, dhe një nga ëndrrat më plan-grishëse të  Tea-s. 
“Ishte një ëndërr që u prek, thotë Tea, kur u gjenda në  Campusin e Universitetit Yale, dhe mbi të gjitha në sallën e bibliotekës,-  auditorët e panumërta ku kanë dalë edhe disa presidentë të SHBA. Bibliotekat,  ku gjinden librat më të vjetra në botë, dhe për sasinë e librave, duke shtuar  se biblioteka, ka në gjirin e saj 12.5 milion vëllime, duke u renditur atë në  vendin e dytë, si institucion akademik në botë” thotë ajo. 
Tea Memeti, ka lindur në Zvicër. Familja e saj  emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Teksas, kur ajo ishte veçse një  vjeçe. Pasi që jetojnë së bashku me familjen e saj në Teksas për dhjetë vjet,  ajo dhe familja e saj u zhvendos në Stamford, Connecticut. Tea, është e bija e  dy prindërve shembullorë, intelektualë dhe me një respekt të veçantë në  komunitet. Babai i saj Adnan Memeti, është një shkrimtar nga Lugina e  Preshevës, që ka emigruar fillimisht në Zvicër, dhe më pas në SHBA, ku u  dallua si një aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe tani është prej  disa vitesh Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një  grupim ky i madh i cili mbledh rreth vetes, krijuesit, shkrimtarët dhe  poetet shqiptarë në gjithë SHBA, ndërsa, nëna e saj Vilma Tafaj Memeti  nga Tirana, mjeke e cila ushtron profesionin e saj në fushën e  stomatologjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button