Festivali “Gëzimi Ynë” mbahet në Preshevë

Në festivalin “Gëzimi Ynë” që do të mbahet tre ditë rresht nga 29 deri më 31Maj në Preshevë, janë kualifikuar të marrinë pjesë gjithsejt 23 garues nga audicioni i cili është mbajt në muajin prill.
Në këtë festival do të marrinë pjesë garues nga Presheva, tre garues nga Tërnoci dy nga Gjilani po ashtu edhe dy garues nga Kumanova. Regjisorja Afeida Boriqi pranë shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë thotë se, “kemi filluar me provat, fëmijët këndojnë drejtëpërdrejt, kemi shumë talent të Luginës ajo u shprehë se është knaqësi të punosh me fëmijë, ka vështërësi në punime por ajo shpërblehet janë ditët që do të mbahet festivali”. 10 më të mirët do të shkojnë në finale tha regjisorja Boriqi, ajo fton të gjithë të marrinë pjesë në këtë festival duke i sjell fëmijtë e tyre. Ky është edicioni i tetë me radhë që Presheva organizon festivalin “Gëzimi Ynë”.