Më 31 maj, në Preshevë nis turniri tradicional “Musa Musahu” – 2014

Organizata për kulturë fizike në Preshevë në kuadër të aktiviteteve sportive organizon turnir në futboll të vogël ku do të mbahet në stadiumin e qytetit në Preshevë. O.K.F. lajmëron ( njofton) të gjithë dashamirët e lojës së futbollit se me datën 15.05.2014( e e enjte) fillon paraqitja e ekipeve .
Paraqitja e ekipeve bëhet në zyren e OKF-së prej datës12.05.2014 deri më 28 maj. Tërheqja e shorteve bëhet me 30 maj( e premte) ora 14:00 në zyren e OKF-së. Ekipi numëron 10 lojtarë , loja zhvillohet në formacion 4+1.Lojërat zhvillohen me sistem eliminimi. Turniri fillon më datën 31.05.2014 e shtune ora 16:00. Pagesa për ekip është 3000 din. . Me respekt nga Këshilli Organizativ i OKF-së. Nuk do të mungojnë as shpërblimet për finalistët.
Kerkojmë qe te gjithë pjesëmarresit e këtij turniri t’i përmbahen rregullave te futsallit. Qëllimi kryesor i turnirit është përkujtimi i të ndjerëve që dhan kontribut për sportin preshevar, dhe afirmimi i futbollin në Preshevë dhe rinia Preshevare të merren sa më tepër me aktivitete sportive, argetim, dëfrim përmes lojës etj.
Me shpresë se turniri ,,MUSA MUSAHU,, në futboll të vogël do te kaloj si është më së miri dhe se te gjithë pjesemarresit do ta ndiejnë veten si fitues pavarësisht se a zenë vendin e parë ose jo.