Pamjet që shihen sot në Serbi i ngjajnë luftës në Kosovë!

Serbia para dy ditësh ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga reshjet e shiut, derisa përmbytjet që kanë ndodhur atje janë vërtetë katastrofë natyrore. Pamjet nga Serbia tregojnë qytete të tëra nën ujë.
Mediat serbe kanë raportar se kanë humbur jetën dhjetra njerëz si pasojë e këtyre vërshimeve. Po ashtu viktima nga vërshimet ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Ndersa kjo foto e marrë nga e përditshmja serbe, “Blic” tregon se si një prind serb kujdeset për të birin e tij duke u larguar nga shtëpia për t’ia shpëtuar jetën, kurse fëmija që shihet në fotografinë tjetër ishte duke ikur në vitit 1999 nga lufta që Serbia e shkaktojë në Kosovë.