EULEX-i ndihmon Serbinë

Popullatës së rrezikuar nga vërshimet në Serbi nesër do t’i shkojnë ndihma nga EULEX-i.
Zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon ka saktësuar se një helikopter me ndihma do të aterrojë nesër ne aeroportin e Surçinit në Beograd, njofton B92, transmeton KOHA.net.
Po ashtu edhe kamionë me ndihma humanitare dedikuar popullatë së rrezikuar do të nisen nesër nga Kosova.
Mediet serbe njoftojnë se ka vazhduar evakuimi i popullatës së rrezikuar nga vërshimet dhe deri më tash nga zonat e rrezikuara janë larguar rreth 17 mijë persona.