Vërshime në Serbi e Bosnjë, 5 të vdekur dhe me mijëra të evakuuar /foto/

Në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ku kanë vdekur pesë persona, ndërsa janë evakuuar mbi 700 veta. Mijëra shtëpi dhe qindra vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.
Nga vërshimet që kanë ndodhur në Serbi dhe në Bosnjë, shkollat kanë mbyllur dyert, qindra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa rrymë.
Në Serbi, 5 persona thuhet të kenë humbur jetën dhe gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në zonat e goditura rëndë, pas dy ditë rreshjesh të furishme.
Më shumë se 700 njerëz janë evakuuar nga pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Serbisë.
Në Bosnjë, qindra shtëpi kanë mbetur në izolim pas rritjes së nivelit të lumit Milaqka, i cili kalon përmes Sarajevës.
Rreth 3,500 shtëpi në Sarajevë kanë mbetur pa rrymë. Autoritetet thanë se punonjësit e shërbimeve emergjente janë duke ofruar ushqim dhe ilaçe pë rata të cilët nuk kanë mundur të largohen nga shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

Back to top button