Aksion kundër atyre që “vjedhin” rrymën: Rryma duhet të paguhet!

Ndërmarrja “Jugistok” ka filluar aksionin kundër atyre që vjedhin energjinë elektrike. Kjo ndërmarrje që mbulon teritorin prej Presheve e deri në Klladovë, gjegjësisht rreth 40 komuna, ka filluar luftën e vendosur kundër atyre që vjedhin rrymën, çka edhe ka marrë përkrahje sistematike nga shteti.
Sipas tyre, çdo vit humben me miliona euro nga dëmi që bëhet me vjedhjen e rrymës elektrike.
Tashmë janë formuar ekipe të cilët do të parandalojnë harxhimet ilegale të rrymës. Me vendosjen e orëmatësve të ri si dhe përdorimi i sistemit i cili shërben për njohjen e vendit kur bëhet vjedhja e rrymës, janë vetëm disa nga mënyrat me të cilat do të tentoj kjo ndërrmarje të zgjidh këtë problem, ka thënë shefi i kabinetit të drejtorit gjeneral Dragoslav Pavloviq.