Shqipëtari nga Presheva i dhuron serbit një karrocë të shtrenjtë invalidësh

52 vjeçari Bujar Nexhipi shofer në ndërmarrjen “Mimoza” nga Presheva, ia ka dhuruar Organizatës së Hendikepuarve në Vranjë një karrocë elektrike e cila kushton shumë shtrenjtë.
Gjesti i shqiptarit në Preshevë, ka bërë që mediat të raportojnë për të, pasiqë karroca të cilën e ka dhuruar Nexhipi kushton 245 mijë dinarë.
Sipas kryetarit të Organizatës, Srgjan Trajkovic ka përshkruar se si ka rrjedhur kjo ngjarje.
Ka treguar se ishte ulur në vendin e tij të punës afër aparatit të fotokopjes, kur ishte paraqitur një person që po i kërkonte ndihmë.
Trajkovic ka treguar se personi në fjalë, i kishte kërkuar ndihmë që të merrte një certifikatë shtetësie dhe i ka treguar se është shqiptar dhe se nuk po i njeh rregullat mirë.
Trajkovic, i cili është i hendikepuar, kishte filluar t’i kryejë të gjitha veprimet e duhura për t’i ofruar ndihmë shqiptarit. Për 15 minuta dokumentet e Nexhipit ishin gati. Ky i fundit, nuk mund të besonte se kreu punën kaq lehtë.
Shoferi shqiptar i kishte kërkuar numrin e telefonit Trajkovicit por ky i kishte thënë se “është krejt në rregull dhe se “Zoti i sheh të gjitha”.
Para pak ditësh në telefonin e Trajkovicit, pati një thirrje nga Nexhipi.
“Jam kthyer nga Zvicra, jama fër Krushevacit. Dua të të shoh në Vranjë brenda tre orësh dhe të ta jap një dhuratë të vogël” i kishte thënë Nexhipi.
Ai ia kishte sjellur një karrocë të re për persona të hendikepuar. Nexhipi deklaroi se ishte një gjest i vogël human për një mik të panjohur.

Leave a Reply

Back to top button