Bayerni mbyll sezonin me fitore, Lewa bomberi më i mirë

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, e ka mbyllur sezonin në kampionatin gjerman me fitore 1-0 ndaj Stuttgartit, teksa Dortmundi ka mposhtur në udhëtim Hertha Berlinin me rezultat 4-0.
Bayerni në këtë takim luajti pa mentalitetin e duhur, pasi vetëm se e kishte siguruar titullin, kështu që mund të thuhet se bavarezët regjistruan një “disfatë”, por edhe fitore nga ana tjetër.
Kjo sepse Robert Lewandowski është shpallur golashënuesi më i mirë në Bundesliga me 20 gola të realizuar këtë sezon, duke lënë prapa Mario Madnzukic me 18 gola.
Robert Lewandowski, i cili është lojtar i Bayernit nga qershori, ka realizuar golin e parë për Dortmundin (41′) dhe golin e tretë (81′), teksa fitores i kontribuan edhe Mkhitaryan (82′) dhe Jojic (44′) për 4-0.
Bayerni e mbyll sezonin me 90 pikë në vendin e parë, 28 fitore, tri barazime dhe dy humbje.
Dortmundi mbyll sezonin në vendin e dytë me 71 pikë, 22 fitore, 5 barazime dhe 7 disfata.
Në Ligën e Kampionëve pos dy ekipeve të lartpërmendura do të jenë edhe Schalke dhe Bayer Leverkusen që zunë pozitën e tretë dhe të katërt. /Telegrafi/