Arrestime në Gadish, Smir, Hodonoc e Topanicë

Në katër raste të ndara policia ka arrestuar persona të kërkuar nga Gjykata dhe sulm ndaj personit zyrtar në komunat Gjjilan, Kamenicë dhe Viti, raporton rajonipress.
Në fshatin Smirë të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Në fshatin Gadish të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Kurse në fshatin Hodonoc të Kamenicës është arrestuar personi i cili kishte shkaktuar sulm ndaj personit zyrtar derisa po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin. Për këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në fshatin Topanicë të Kamenicës në lidhje me një rast të ndodhur më herët raportohet se më 8 maj 2014 policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./rajonipress/

Leave a Reply

Back to top button