Deputetët shqiptarë nuk janë në agjendën e bisedimeve të Vuçiçit, për formimin e qeverisë

Kryetari i Partisë Përparimtare serbe Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se. qeveria e re e Sërbisë do të duhet të formohet më së voni deri më 25 prill, ndërsa bisedimet e para për përbërjen, pritet të fillojnë të hënën, më 7 prill, me liderin e Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës Ishtvan Pastor, por jo edhe me Riza Halimin dhe Shaip Kamberin.
Siç ka deklaruar Vuçiçi, pas seancës së kryesisë së PPS, më 8 prill, do të bisedojë me liderin e Partisë Socialiste të Sërbisë Ivica Daçiç dhe pas tij, pasojnë bisedimet me përfaqësuesit e Partisë së Re Demokratike. Prap, siç ka precizuar ideri i PPS-së, kjo nuk do të thotë se me çdo kend është arritur marrëveshja për hyrje në Qeveri, ndërsa vendimin përfundimtarë për përbërjen e sajë do të marrë Bordi kryesorë i PPS-së. Ai gjithashtu ka potencuar se, konstituimi i Qeverisë së Sërbisë do të duhet të paralajmërohet për 16 ose 17 prill. Duke folur për Qeverinë e re, Aleksandër Vuçiçit ka thënë se, ajo nuk do të ketë më shumë se 19 ministra. Në bisedimet e paralajmëruara sot nga kreu i PPS-së, në agjendën e tij askund nuk përmenden të zgjedhurit e PVD-së për deputet në parlamentin e Sërbisë.

Leave a Reply

Back to top button