Zgjidhet makina më e mirë në botë: Harxhon sa një shkrepsë!
Këtë vit, gjermanët mundën japonezët në garën për “Makina Botërore e Vitit”. SUV elektrik i prodhuar nga Gjermania triumfoi përpara Toyota Yaris dhe një makine tjetër elektrike, Honda E.
Përzgjedhja për “Makinën Botërore të Vitit 2021” përfundoi të martën më 20 Prill, me shpalljen e fituesve në kategoritë kryesore, si dhe në disa kategori dytësore.
Një juri ndërkombëtare e përbërë nga gazetarë të automobilave nga e gjithë bota vendosi që “Volkswagen ID.4” të jetë makina e vitit.
Me dimensione (gjatesi / gjeresi / lartesi) 4584/1852/1612 mm, kjo makinë është më e gjatë dhe më e gjerë se VW Tiguan, por edhe pak më e ulët se ajo SUV.
VW ID.4 fitoi konkurrencën e dy modeleve japoneze – “Toyota Yaris” (makina e vitit në Evropë) dhe “Honda e”.
Në vitin e kaluar 2020, SUV “Kia Telluride” u zgjodh si makina më e mirë në botë.