Lajme

Pensionistët e Preshevës i marrin 2906 dinarë nga Komuna e Preshevës

Kryetarja aktuale ka nenshkruar vendimin qe pushteti i mehershem ka ndare nga pakoja emergjente Presheva 2021 per pensionistet e Presheves.

Ne muajin mars pensionistet kane aplikuar dhe ne muajin prill eshte mbyllur aplikimi ku dhe jane perzgjedhur perfituesit e kesaj ndihme.

Kreytarja Sinani sot ka njoftuar se kete vendim e ka nenshkruar dhe duke filluar nga sot pensionisteve do te u dalin mjetet ne xhirollogarine dhe disa do te pranojne neper shtepite e tyre.

Postimi i plote:
“Sapo nënshkrova vendimin për të mbështetur financiarisht të moshuarit dhe pensionistët e Komunës së Preshevës.

Gjithsej 1720 të moshuar dhe pensionistë tanë do të përfitojnë 2.906 dinarë për person nga kjo pako.

897 prej tyre do ta marrin fondin në xhirollogarinë e tyre bankare duke filluar nga sot, teksa 823 e tjerë do ta marrin atë në adresën e tyre shtëpiake, nëpërmjet punonjësve të administratës komunale, nga fillimi i javës së ardhshme.

Pensionim politikanëve të keq-qeverisjes, mirëqenie pensionistëve.” ka shkruar Sinani.

Kujtojme qe ish pushteti i cili udhehiqej nga Shqiprim Arifi per dy here rradhazi ka perfshire pensionistet ne pakon Emergjente te vitit 2020 dhe pakon Emergjente te vitit 2021.

Related Articles

Back to top button