Agjencia Mjekësore Evropiane: AstraZenekën duhet ta marin personat nën 60 vjeç
Agjencia Evropiane e Mjekësisë tha se vendet duhet të shmangin dhënien e vaksinës AstraZeneca kundër kovid-19 njerëzve mbi moshën 60 vjeçare nga frika e një ndodhie të rrallë të mpiksjes së gjakut.
EMA e konsideron vaksinën AstraZeneca të sigurt për të gjitha moshat, por disa shtete anëtare të BE-së kanë ndaluar përdorimin e saj për të rinjtë ose e kanë kufizuar atë tek njerëzit e moshës 50 deri 65 vjeç, raporton Hina.
Ata e morën këtë vendim pasi regjistruan raste të mpiksjes së gjakut në popullatën më të re.
Drejtuesi i grupit të punës EMA për kovid-19, Marko Cavaleri, tha se pozicioni i tyre ishte akoma se, “në kontekstin e një pandemie, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mundshme”.
“Por, duke pasur parasysh që infeksioni po qetësohet dhe duke marrë parasysh që të rinjtë janë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen me covid-19, ne besojmë se do të ishte më mirë që ata të përdorin vaksinat e zhvilluara me teknologjinë mRNA, të tilla si Moderna ose Pfizer” tha Cavaleri.
Ai konfirmoi se rekomandimi vlen edhe për njerëzit mbi 60 vjeç dhe se Franca dhe Gjermania, të cilat kanë disa lloje të vaksinave në dispozicion, kanë vendosur të shmangin AstraZeneca për ata mbi 60 vjeç, kështu që ata preferojnë të ofrojnë vaksinat e mARN.