Lajme
Pritet shi i dendur, breshër dhe erëra të forta
Instituti Republikan Hidrometeorologjik (IRH) ka paralajmëruar sot se gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet bubullima më të forta, reshje të mëdha shiu, breshër dhe erëra të forta dhe të stuhishme.
IRH më paraprakisht ka lëshuar paralajmërim për temperatura shumë të larta, lokale deri në 40 gradë Celsius.
Alarmi meteorologjik portokalli është vendosur për të tërë teritorin e Serbisë, i cili tregon një mot të rrezikshëm.