Lajme
HAPET HALKBANK NË PRESHEVË – Punën e fillon në fund të tetorit
Drejtori Ekzekutivi i bankës turke “Halkbank” dje ka qëndruar në komunën e Preshevës, me çrast është takuar me kryetaren Ardita Sinani.
Komuna e Preshevës në fokusin e kësaj banke ka qenë që nga viti 2016 ku dhe patën premtuar hapjen e filiales në Preshevë.
Halkbank, në fund të tetorit, do ta hap degën e 38 të në Serbi. Hapja e degës së “Halkbank” në Preshevë është para së gjithash e rëndësishme sepse është mundësi shtesë për ardhjen e investitorëve turq. Pastaj edhe për shkak se në komunën tonë operon aktualisht vetëm një bankë.