Shëndetësi

Të pavaksinuarit rrezikojnë 15 herë më shumë të infektohen

Krahasuar me një person që ka bërë injeksionin, një person i pavaksinuar ka pesë herë më shumë mundësi për t’u infektuar me COVID, tetë herë më shumë se për t’u shtruar në spital, 15 herë më shumë rrezik për të përfunduar në terapi intensive. Kështu thuhet në një raport të fundit të publikuar në Itali, bazuar në periudhën 26 gusht-22 shtator. Një konfirmim vjen për faktin se “vaksinat funksionojnë”.

Efikasiteti i vaksinës

Efikasiteti pas vaksinimit është mbi 82% ndaj infeksioneve, mbi 91,4% ndaj shtrimeve në spital dhe 93,5% për vdekjet. Së fundi, një shifër për vdekjet: “Në 4 javët e shqyrtuara nga raporti, u zbuluan 85 vdekje , 69 prej të cilave te ata mbi 80 vjeç. Pjesa e mbetur 16 ndodhën në grupmoshat 60-79 vjeç (14 vdekje) dhe në moshat 40-59 vjeç (2 vdekje): në këto raste incidenca e vdekjes është 4.4 herë më e lartë te të pavaksinuarit sesa te të vaksinuarit”.

Covid-i i gjatë ka efekte

“Covid-i i gjatë prek disa njerëz dhe disa të tjerë jo, dhe ne ende nuk e kemi kuptuar pse. Do ta kuptojmë në post-pandemi, pa asnjë dyshim, por realiteti është se është një sindromë shumë e rëndësishme. Në pandemi “vaksinimi është absolutisht thelbësor”, shpjegon Vittorio Sambri.

“Imuniteti i tufës nuk ekziston”

“Imuniteti i tufës? Është një ide e bukur, por për sëmundjet infeksion respirator nuk ka ndodhur kurrë. Imuniteti i tufës bazohet në qarkullimin e antitrupave dhe qelizave të sistemit tonë imunitar dhe kjo funksionon shumë mirë për fruthin dhe shumë sëmundje të tjera që nuk kanë karakteristikat e Covid. Mbrojtja që marrim me vaksinën redukton sëmundjen, por nuk e ‘sterilizon’ pacientin. Personi i vaksinuar mund të infektohet, kemi dhjetëra raste, por sëmuret shumë lehtë ose nuk sëmuret fare”, thuhet mes të tjerash nga ekspertët.

Related Articles

Back to top button