Lajme

Edhe dy ditë linku është hapur që të rinjtë të aplikojnë për 100 euro

Deri më tani në Serbi kanë aplikuar më shumë se 950 mijë të rinj.

Edhe dy dite di te jete i hapur linku qe te rinjte te aplikojne per ndihmen shtetrore prej 100 euro.

Linku për aplikimin e të rinjve të moshës nga 16 deri në 29 vjeç për ndihmë shtetërore në shumën prej 100 euro do te jetë hapur sot dhe nesër deri në mesnatë.

Aplikimet mund ti bëni në linkun: idp.trezor.gov.rs

Deri më tani kanë aplikuar për këtë ndihmë mbi 950 mijë të rinj, nga gjithsej një milion që kanë të drejtë për këtë përfitim shtetëror.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që deri më 13 janar të këtij viti kanë mbushur 16 vjeç, por nuk kanë mbushur 30 deri në atë datë.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit dhe ministri i Financave, Sinisha Mali, tha se procesi i aplikimit është i thjeshtë.

“Numri i leternjoftimit, numri personal dhe nga menyja zgjidhni bankën në të cilën dëshironi të paguhen paratë. Nëse nuk ke llogari bankare, zgjedh vetëm një bankë dhe shteti do të hapë një llogari të dedikuar në atë bankë dhe pas kësaj kur shteti të paguajë 100 euro me letërnjoftim, ti shkon dhe i tërheq atë. para”, tha Mali.

Sipas tij, paratë do të paguhen më 1, 2 dhe 3 shkurt.

“Nga data 1 shkurt do të fillojmë të paguajmë 100 euro në llogaritë e të gjithë atyre që kanë aplikuar për këtë ndihmë”, tha Mali.

Related Articles

Back to top button