Regjimi i tanishëm në Tiranë i shërben shovinizmit serb më shumë se edhe vetë serbët
Po, me moskalimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë sot në parlamentin shqiptar, Shqipëria ngelet vendi i vetëm në Ballkan që zgjodhi të jetë në krahun e vrasësve.
Dhe do mbetet përgjithmonë e paqartë me çka ne shqiptarët e merituam këtë turp që deputetët e ‘RIlindjes’ të jenë aq të kujdesshëm ndaj vrasësve serb, e të pashpirt ndaj viktimave boshnjake.
Siç do mbetet gjithashtu e paqartë ç’është ajo që regjimin e Piktorit e bënë të jetë më proserb se vet serbët dhe që e çon të bëjë çmos që t’ua shpërlajë krimet vrasësve serb, atyre që e kërcënonin botën se për një serb të vrarë, do vrasin njëqind myslimanë?
Siç duket në Tiranë gjallëron një çmenduri dhe perversitet politike që nuk mund të shpjegohet me asgjë racionale, përpos me të vërtetën se ‘Rilindja’ më parë mund të heq dorë nga shqiptaria, se sa nga serbizmi të cilin e ka thellë në shpirt.
Siç nuk ka dyshim se serbët gjithnjë e më shumë Shqipërinë do e ndjejnë si atdhe të dytë të tyre, ku jo vetëm që do i kalojnë pushimet, por ku do mund të strehohen edhe nëse dikush do i akuzojë për krime të bëra mbi boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës.
Po pra, sot më qartë se kurdoherë u pa se regjimi i tanishëm në Tiranë i shërben shovinizmit serb më shumë se edhe vetë serbët dhe se, Shqipërinë e kanë në duar ata të cilët janë më të kujdesshëm ndaj Beogradit se sa ndaj shiptarisë.
Dhe dikush do thotë se çdo popull i ka idiotët e vet politikë. Po, çdo popull i ka edhe halet dhe kanalizimet e ujërave të zeza, por ato i mbulon që të mos shihen dhe nuk e lanë fytyrën politike me pisllëqet që rrjedhin nëpër to.