Pas rinumrimit të votave në Tërnoc, Shaip Kamberi nuk arrinë të shkoj deputet në Beograd
Menjeher pas perfundimit te numerimit te votave kishte nje perplasje mes komisionereve serb dhe Shqiptare ne vendovitmin numer gjashte ne fshatin Ternoce, percjell Presheva.AL
Ne numerimin e pare kane dalur 618 vota qe kane votuar per Koalicionin e Shqiptareve te Lugines, vota keto qe ia siguronin Shaip Kamberit ulsen ne parlamentin e Beogradit. Komisioneret prezent ne kete vendvotim kane vendosur qe te rinumerohen votat dhe pas rinumerimit kane dalur 598 vota per Koalicionin e Shqiptareve te Lugines.
Per te fituar madnatin e deputetit dhe per ti perfaqesuar shqiptaret e Lugines se Presheves ne Beograd Kamberit i duheshin 610 vota.
Sipas informacioneve te siguruara nga Presheva.AL tashme gjithcka ka perfunduar ne kete vendvotim dhe vendovtimi eshte mbyllur dhe rezultatet jane si me poshte.
11 – vota te pavlefshme
2 – vota per Alternativa Demokratike Shqiptare – ADSH
1 – Koalicija NADA
6 – SPS
598 – Koalcioni i Shqiptareve te Lugines