Lajme
Ajan Hajrullahu nga Presheva zë vendin e parë në Olimpiadën Mbarëkombëtare të matematikës në Durrës
Eshte mbajtur Olimpiadë Mbarëkombëtare e matematikës në Durrës, ku pjesemarres kane qene shume qytete nga Kosova Shqiperia dhe Presheva.
Olimipada eshte mbajtur per klasat e shtata dhe nxenesi i shkolles fillore Ajan Hajrullahu ka marre pjese se bashku me arsimtarin Ahmet Osmani.
Kjo olimpiade u organizua nga Qendra kulturore e femijeve Durres dhe u mbajt ne kolegjin Turgut Ozul. Eshte ky viti i 23 qe organizohet kjo olimpiade, pjesemarrja kete vit ka qene me e madhe se vitin e kaluar.
Ne mesin e 45 femijeve qe morren pjese nxenesi Ajan Hajrullahu nga Presheva doli fitues.