Lajme

Në kufirin e Preshevës për në Kumanovë edhe sot pritje të gjata

Drejtuesit e automjeteve ende mund të presin rritje të intensitetit të trafikut në autostradat që të çojnë nga drejtimi i Hungarisë dhe Kroacisë drejt Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Malit të Zi, njoftoi Shoqata e Automobilistikëve të Serbisë (AMSS).

Sipas AMSS, numri i aksidenteve rrugore rritet në raport me numrin më të madh të automjeteve dhe rritjen e trafikut, që është karakteristikë e sezonit turistik veror, ndërsa shkaktarët më të shpeshtë janë shpejtësia jo e duhur, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe lodhja nga rruga.

Nuk ka vonesa në pikë pagesat në auyostradë.

Në terminalet e udhëtarëve të vendkalimeve kufitare automjetet presin 45 minuta në hyrje të Horgoshit, 70 minuta në dalje në vendkalimin Gradinë dhe 60 minuta në vendkalimin e Preshevës.

Kamionët qëndrojnë në vendkalimin e Shidit për rreth një orë.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka ndalim për të gjitha kategoritë e automjeteve.

Related Articles

Back to top button