Lajme

Në autostradën E75 në afërsi të fshatit Zhunicë një kamion godet një person

Një person ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen afër Preshevës, konfirmojnë nga Policia e Vranjës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në autostradë, në zonën e fshatit Zhunicë.

Aksidenti ka ndodhur kur një kamion i drejtuar nga një burrë tridhjetë e pesë vjeçar ka përplasur drejtuesin e një mjeti pasagjerësh të parkuar në korsinë e ndalimit.

Shoferi i kamionit i ka dhënë ndihmën e parë të lënduarit (51) nga Presheva dhe e ka transportuar te mjeku.

Në QK Vranjë i është konstatuar lëndime të rënda fizike, pas së cilës është transportuar në Qendrën Klinike në Nish.

Sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, hetimin në vendngjarje e kanë kryer zyrtarë të policisë rrugore, shtojnë nga Policia e Vranjës.

Related Articles

Back to top button